Dizajn Inteligjent dhe Vizion i Qartë,
të mbështetura nga Teknologjia e Duhur.
Ekipi ynë përbëhet nga dizajnera profesionistë, zhvillues kreativë dhe analistë marketingu me eksperiencë. Bashkëpunojmë ngushtë me klientët tanë. E shohim veten si individë të drejtërdrejtë që punojmë shumë dhe jemi të thjeshtë në bashkëveprim. Ne do ju përfshijmë në çdo hap të punës. Komunikimi ynë do të jetë i përmbledhur dhe i qartë, gjithmonë në shërbim të rritjes së cilësisë.
Ne do të krijojmë identitetin tuaj vizual, që përfshin logon, ngjyrat, tipografinë dhe elementet plotësuese, për të ndërtuar një imazh të fortë dhe koheziv në sytë e audiencës dhe për t'ju veçuar nga konkurrenca.
Krijojmë përmbajtje tërheqëse për faqen tuaj, të optimizuar për motorët e kërkimit dhe duke respektuar të drejtën e autorit, me synim rritjen e ndërveprimit, shitjeve dhe të ndërgjegjësimit mbi markën tuaj.
Kontraktoni shërbimin tonë të sigurt dhe të besueshëm WEB HOSTING, që i jep përparësi performancës, duke përfshirë kriptimin e të dhënave, mirëmbajtjen teknike, sigurinë dhe backup-et rregullta, me suport 24/7.
Ju ndihmojmë të gjeni, regjistroni, rinovoni apo transferoni adresën tuaj në internet, duke ju mundësuar të gjitha prapashtesat e mundshme, përfshirë ato të personalizuarat si .art .law .press .shop, e shumë të tjera.
Garantoni dërgim të suksesshëm të mesazheve email me shërbimin tonë të kriptuar dhe të sigurt, të plotësuar me asistimin e nevojshëm teknik për konfigurime ose integrime me plaformat e Google apo Microsoft.
Analizojmë qëllimet, audiencën dhe markën për t'ju krijuar një faqe që përputhet me objektivat dhe ju veçon nga konkurrenca, me dizajn intuitiv, navigim praktik, të shpejtë në ngarkim, me mirëmbajtje dhe suport 24/7.
Maksimizoni shitjet online me portalin tuaj e-commerce. Priorizojmë përvojën e blerësit përmes navigimit të qartë, përshkrimit cilësor të produkteve, procesit praktik të blerjes, dizajnit intuitiv dhe shumë më tepër.
Zgjeroni mundësitë dhe audiencën me shërbimet tona shumëgjuhëshe. Ju përkthejmë përmbajtjen e faqes ueb, tekstin, imazhet dhe materialet e tjera multimediale, duke përfshirë redaktimin dhe optimizimin.
Përmirësojmë renditjen e faqes tuaj të internetit në rezultatet e kërkimit me optimizimin e përmbajtjes dhe të strukturës, fjalëve kyçe, etj, duke përfshirë konfigurimin për raportimin analitik të performancës.
Ofrojmë shërbime të programimit që përfshijnë shtim të funksioneve në faqen ekzistuese, optimizim të kodit, integrime të ndryshme, etj. Asistojmë me migrimin tek ne, riparimin, si dhe me mbështetjen teknike të vazhduar.
Zhvillojmë aplikacion mobile të integruar me faqen tuaj të internetit (website), kryejmë afishimin e tij në Play Store dhe App Store, duke përfshire mirëmbajtjen dhe përditësimet e vazhdueshme.
Ju asistojmë me krijimin e përmbajtjes për zhvillimin e mediave sociale, imazhe & 'reels' brenda linjës së brandit, tituj dhe 'hashtags', kalendar të postimeve dhe me konfigurimin për raportimin e performancës.